Kjo javë ka qenë ndër më të përgjakshmet me vrasje nga Vlora, në Tiranë dhe Elbasan, ku në dy prej rasteve nuk përjashtohet që shkak të jetë hakmarrja që ka nisur prej prishjes së pazareve të drogës.
Gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se pluhuri i bardhë i ktheu rrugët e qyteteve kryesore të Shqipërisë në skena të atentateve mafioze.
“Roberto Saviano:”Shikoje kokainen, do te shohesh pluhur, shiko permes kokaines e do te shohesh boten”…
Saktesisht me 11 maj 2015, me gazetarin nga Napoli, Roberto Saviano.
Me autorin e “Gomorra”, kemi diskutuar mbi kriminalitetin shqiptar, evolimin e tij, dhe perfshirjen ne trafikun nderkombetar te narkotikeve.
Sot pas 6 vitesh, koha na ka dhene te drejte.
Kemi kaluar ne nje nivel tjeter.
Per kete shkak rruget e qyteteve kryesore te Shqiperise, jane kthyer ne skena te atentateve mafioze, qe burojne nga pluhuri i bardhe…” shkruan Hoxha, teksa ka postuar foton me Roberto Savianon. / Abcnews.al