Pas zgjedhjeve në Bavari, Gjermania nuk do të jetë më e njëjta

schedule19:49 - 13 Tetor, 2018

schedule 19:49 - 13 Tetor, 2018

Pas zgjedhjeve në Bavari, Gjermania nuk do të jetë më e njëjta. Rezultati pritet të jetë një tërmet politik i paralajmëruar. CSU, parti si – motër e CDU-së së Angela Merkel, rrexikon një rënie historike, ndërsa situatë e keqe parashikohet dhe për socialistët. Më shumë se nacionalistët e AFD-së, surpriza e vërtetë pritet të jetë partia e Gjelbër.

I gjithë Berlini, në këtë moment është përqendruar në Mynih. Sepse ajo që do të dalë nga kutitë e votimit në Bavari të dielën mund të transformohet në një goditje të fortë për politikën kombëtare. Më shumë se 9 milionë e gjysëm votues do të shprehin vullnetin e tyre por shumë të pavendosur dhe sondazhe të pamendueshme deri më parë, i hapin derën disa skenarëve të ndryshëm.

Sondazhi më i fundit i institutit “Forskungsgrup Vahlen” rendit CSU-në, partinë si motër bavareze të asaj të kancelares gjermane Merkel, deri në 34%. Praktikisht 15 pikë më pak nga 47.7%-shi që i dha mazhorancën absolute pesë vjet më parë. Një rënie e paralajmëruar, që ecën paralelisht me surprizën e madhe të këtij sezoni, atë të të Gjelbërve që me 19 për qind të votave do të bëheshin forca e dytë politike, në rajonin tradicionalisht konservator.

Një e dhënë që shumë analistë e lexojnë së bashku me një rezultat të mundshëm të së djathtës ekstreme, alternativës për Gjermaninë AFD, e cila ka ndaluar në 10% deri në 14%. Me SPD që mbledh vetëm 12%, panorama e politkës bavareze do të ndryshonte totalisht, por jo vetëm ajo.
Por një skenar i mundshëm parashikon dhe koalicione të pamenduara më parë për standartet bavareze dhe gjermane: një aleancë mes CSU dhe Gjelbërve, duke sjellë në skenën politike për herë të parë një koalicion qeverisës që përjashton totalisht kristiano – socialët. Një tërmet politik theksojnë analistët, në një klimë politike që është shumë e tensionuar.

CSU e Sëder në Bavari, fajëson polemikat dhe krizatg e vazhdueshme brenda koalicionit të madh për të justifikuar rezultatin e pritshëm të votimeve. Por duke këmbëngulur se rezultati prej 34 për qind nuk konsiderohet një humbje. Një pjesë e madhe e partisë kritikojnë hapur Angela Merkel, që sipas tyre ka lënë zbuluar krahun e djathtë. Ndërsa një numër i vogël brenda rradhëve të partisë nuk përjashtojnë një koalicion me ekstremistët e AFD-së.

Këta të fundit edhe pse do të hynë për herë të parë në parlamentin rajonal, nuk do të kenë numrin e pritshëm të deputetëve, pasi ai në Bavierë nuk do të jetë rezultati që kishin parashikuar, të paktën sipas sondazheve të deritanishme. Nga ana tjetër, të gjelbërit, që drejtohen nga Katharina Schulz mund të lënë hapur mundësinë për një koalicion me SPD-në. Por rezultati i fundit do të ishte një gjermani e paqëndrueshme politikisht.

Socialdemokratët e SPD-së, mund të marrin 10 pikë më pak në Bavierë, por ajo që trondit është rezultati i pritshëm në nivel kombëtar, ku sipas sondazheve ka vetëm 15 për qind të mbështetjes. 7 pikë më poshtë se rezultati më i fundit, që u cilësua si më negativi që nga koha e pasluftës deri sot. Gjë që do e rendiste si partinë e katërt në vend. Pra nëse do të votohej sot, sipas këtyre sondazheve, koalicioni i gjerë nuk do të kishte më numrat për të qëndruar në pushtet.

Edhe presidenti i Bundestag Volfgang Shauble parashikon një panoramë tronditëse pas mbylljes së kutive të votimit. E vetmja që nuk është shprehur deri tani është kancelarja gjermane Anxhela Merkel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!