Myrto Uzuni me trajner italian, Ferencvaros tenton goditjen e madhe në stol

schedule16:17 - 13 Maj, 2021

schedule 16:17 - 13 Maj, 2021

Roberto Donadoni qëndron pushim prej gushtit të vitit të kaluar. Aventura kineze përfundoi për trajnerin italian, i cili mund të nisë një mision interesant së shpejti.

57-vjeçari pëlqehet shumë nga Ferencvaros, ekipi ku luan Myrto Uzuni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare fitoi titullin që në sezonin e parë me skuadrën hungareze.

 

Roberto Donadoni

12 gola dhe 6 asiste sezonalë në kampionat për 25-vjeçarin nga Berati, i cili ka realizuar edhe dy gola në Champions League, ku vlen të kujtohet realizimi ndaj Juventusit në Itali.

Sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në turneun e më të mirëve dhe në stol pritet të ketë ish-mesfushorin e famshëm të Milanit.

Blikk raporton se negociatat kanë nisur dhe Donadoni mund ta rinisë aventurën evropiane nga kampionët e futbollit hungarez. /abcnews.al