Reperi i njohur Stresi ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Mehmet Qemës nga shoku i ngushtë te “5 Maji”.
Përmes një postimi në Instatory, ai ka dalë kundër shokëve të 27-vjeçarit, të cilët sipas tij duhet ta kishin dërguar menjëherë në spital dhe jo të merreshin me gëzhojat.
Saka, Stresi ka theksuar se viktimën duhet ta çonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek ky i fundit nuk ka police.
“I bëj thirrje të gjithe mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentalisht. Po, është e vertetë por fajin s’e ka shteti, por shoqeria që e lanë 30 min pa e çuar në spital … sepse mblodhën gëzhojën pse u gjet pistoleta e hedhur. Ndërkohe që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”, ka shkruar reperi.
Kujtojmë se 27-vjeçari i njohur ndryshe me nofkën “Tallman” u vra nga miku i tij, Marjus Dema i cili pas vetdorëzimit në polici u shpreh se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.
Qema kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash./abcnews.al