Ky është momenti dramatik pak pas vrasjes së Everest Çakës në Elbasan. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al duket bashkëshortja e tij e cila afrohet pranë viktimës duke e përqafuar. Më pas në vendin e krimit afrohen edhe disa persona të tjerë për ta transportuar 41-vjeçarin me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” në Elbasani, ku Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.
Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Disa vite më parë në Spanjë, atij iu ekzekutua vëllai, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar iu vra kushëriri i parë, Arjan Spahiu në Bruksel./mv.abcnews.al