Eliona Pitarka ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit me një foto të ëmbël të vajzës së saj. Krahas imazhit të Galës, aktorja ka shkruar se kjo festë është e veçantë për të pasi e gjeti si një nënë.
“Gëzuar Fiter Bajramin! Paqe shëndet dhe begati. Zoti më bekoi me ty këtë Bajram shpirti im.”, ka shkruar Pitarka. Ajo ka ndarë gjithashtu dhe një foto të partnerit të saj, ku shihet teksa fle me vogëlushen, duke zbuluar pak nga portreti i tij, të cilin e ka mbajtur jashtë vëmendjes së publikut.
Eliona ka treguar më parë se emrin e vogëlushes e ka zgjedhur partneri i saj. “Nuk di ta shpjegoj me fjalë, ishte përtej çdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot! Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.”, është shprehur aktorja për takimin e parë me Galën. /abcnews.al