Partia Demokratike publikoi të tjera fakte të lidhjes së ngushtë të kryetarit të grupit palarmentar socialist, Taulant Balla, me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Bega dëuar me 21 vite burg në Itali.
Deputeti Ervin Saljani iu është referuar të dhënave të siguruara nga sistemi TIMS që regjistron hyrje daljet e qytetarëve në pikat kufitare të Shqipërisë dhe deklaroi se Balla ka udhëtuar më shumë se 25 herë jashtë vendit me Edmond Began.
“Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN. Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi.Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë. Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega. Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro”, u shpreh ai.
Pasi përllogarit se numri dy i Partisë Socialiste ka shpenzuar 600 mijë euro për të udhëtuar me charter, deputeti demokrat i drejton disa pyetje Taulant Ballës dhe kryeministrit Edi Rama.
“Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?
A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?
Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?
Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?
Nëse i ka përfituar si dhuratë, kushështë dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?”, tha Salianji.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të Partië Socialiste. Por Taulant Balla postimin e tij në rrjetin social Facebook ia drejton kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruan Balla në Facebook./abcnews.al