Spanja nis hapjen e stadiumeve, fatlumët janë vetëm pesë klube

schedule20:55 - 12 Maj, 2021

schedule 20:55 - 12 Maj, 2021

Qeveria spanjolle nisi ditën e sotme fushatën e hapjes së stadiumeve. Teksa të gjithë prisnin që dyert të hapeshin në gjithë territorin, qeveria ka zgjedhur një tjetër strategji.

Do të hapen vetëm stadiumet e zonave, ku përhapja e Covid-19 është në masë të vogël dhe situata është e kontrolluar nga ana e drejtuesve të institucioneve shëndetësore.

Kështu në stadium do të lejohen maksimumi 5 mijë tifozë, ose më pak në rast se ky numër është më shumë se 30% e stadiumit. Dyert e stadiumeve për dy javët e mbetura të sezonit do të hapen në vetëm disa qytete, kryesisht në rajonin e Valencias.

Valencia, Villarreal, Levante, Castellon dhe Elche janë klubet që do kenë fatin të luajnë ndeshjet e fundit të sezonit më tifozë. Ndeshjet ku do ketë maksimumi 5 mijë tifozë janë: Valencia-Eibar, Villarreal, Castellón-Ponferradina, Lugo-Mirandés, Elche-Athletic , Levante-Cadiz dhe Celta-Betis. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!