Balla për Bashën: Ndonjë provë për akuzat ndaj meje ia dhe Prokurorisë?

schedule16:02 - 12 Tetor, 2018

schedule 16:02 - 12 Tetor, 2018

Pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Në një postim në facebook Balla shkruan; “Lulzim, se sa i vendosur je ti e dinë të gjithë, po ndonjë provë për akuzat ndaj meje ia dhe Prokurorisë?“.

Balla thotë se paratë që do të marrë nga kryetari i Partisë Demokratike sipas tij për dëmin moral që i ka shkaktuar do të rindërtojë një kopësht në Librazhd. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!