Një nga lojtarët më në formë të Real Madrid, Ferland Mendy, e ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi muskulor. Zidane do të duhet të bëjë pa mbrojtësin e majtë titullar në tre ndeshjet e mbetura në La Liga.
Lajmi i keq shkon edhe për Francën, që do duhet të bëjë pa Mendy në Kampionatin Europian. Një humbje e madhe për kombëtaren e Deschamps, megjithëse Franca ka një nga kombëtaret më cilësore në planet.
Ekziston një mundësi që Mendy të bëjë disa injeksione për të shmangur dhimbjet dhe për të luajtur, por kjo ka shumë mundësi që të mos ndodhë sepse lojtari nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e tij. /abcnews.al