Nga mungesa e babait deri te sëmundja e nënës, Dafina Zeqiri rrëfen jetën e vështirë

schedule19:45 - 11 Maj, 2021

schedule 19:45 - 11 Maj, 2021

Si kurrë më parë, Dafina Zeqiri ka rrëfyer vështirësitë e jetës së saj. Për këtë ka zgjedhur albumin e ri, i cili pritet të dalë në treg shumë shpejt.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti do arrish shumë në jetë. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur ne, tre goca, vetëm. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është të jenë vetëm goca në një familje? Sa punë duhen bërë në shtëpi, e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dal si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafina, duke lenë të kuptohet se ky është një prezantim i përmbajtjes së albumit.

Dafina ka pranuar se albumi do quhet “Dafinë Moj” dhe në thelb ka jetën e saj plot vështirësi e pengesa për të arritur deri këtu ku është sot./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!