Aktori i humorit, Romeo Veshaj ka qenë më i fundit nga bota e shoWbizit që ka reaguar lidhur me vrasjen e Mehmet Qemës, i njohur ndryshe me nofkën “Tallman”, i cili u qëllua nga shoku i tij Marius Dema.
Nuk dihet se nga njiheshin djemtë me njëri-tjetrin, por fotoja e postuar në Instagram nga Romeo tregon se raportet e tyre ishin shumë të afërta.
“Shumë shpejt ike o vëllai im! Nuk gjej dot fjalë… Qofsh i Xhenetit kampion!”, ka shkruar Veshaj.
Qema ka pasur shumë shoqëri me personazhe të njohur të ekranit, veçanërisht reperë të cilët nuk nguronte t’i promovonte në rrjetet sociale si Stresi, Majk apo Don Xhoni./abcnews.al