Neymar, sikurse edhe pritej, rinovoi me PSG dhe do të përfitojë rreth 30 milion euro në sezon, deri në vitin 2025. Sulmuesi ka në kontratë edhe një opsion për të qëndruar edhe një sezon tjetër.
Gjithsesi në Brazil janë të bindur se Neymar i ka planet e qarta. Verën e vitit 2025 ai do të jetë 34 vjeç dhe UOL shkruan se do të rikthehet në Brazil, për të mbyllur karrierën.
Nyemar ka qenë pjesë e skuadrës së Santos në Serinë A braziliane dhe një varja e këpucëve në gozhdë pas eksperiencës me ish-ekipin mund të jetë një skenar u mundshëm. /abcnews.al