Bylisi U21 marshon dhe këtë herë është treguar me të vërtetë i pamëshirshëm, pasi ka mposhtur me rezultatin 11-3 Football Republic, skuadrën e akademisë së Redi Jupit. Eridon Qardaku ka shënuar katër prej golave, ndërsa në 10 minutat e fundit ballshiotët “lëshuan” pak dhe miqtë realizuan dy gola të tjerë, veç atij të Shahut.
Vllaznia ka fituar kundër Kukësit në transfertë, në një ndeshje të vështirë, me rezultatin 0-1. Shkodranët iu falën golit të sulmuesit Mehdi Çoba dhe ruajnë distancën prej tre pikësh me Bylisin, kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat. Laçi, rival i shkodranëve, nuk luajti sot me Kastriotin.
Fitore regjistruan edhe Teuta e Tirana. Durrsakët kishin një ndeshje të lehtë me Akademinë e Futbollit dhe vendosën dy lojtarë të ekipit të parë, Silvio Zogaj dhe Dejvid Kapllani. Tirana nuk e kishte edhe aq të lehtë, por rezultati tregon tjetër gjë.
Bardheblutë kanë mposhtur skuadrën e Apolonisë me shifrat 0-4 dhe që në pjesën e parë Dema realizoi dy gola për skuadrën kryeqytetase, kurse Aliaj dhe Jaho i mbyllën llogaritë me golat e tyre të shënuar në fraksionin e dytë të lojës. /abcneës.al
Kategoria Superiore U21 – JAVA: 24
Teuta-Akademia e Futbollit 2-0
Shënues: Zogaj 6′, Kapllani 40′
Bylis-Football Republic 11-3
Shënues: Qardaku 3′, 7′, 20′, 49′ Ruçi 13′, Spahiu 43′, Alinani 52′, 54′, Ruçi 68′, Muçollari 71′, Macolli 79′ / Shahu 72′, Sukaj 82′, Radeta 89′
Kukësi-Vllaznia 0-1
Shënues: Çoba 60′
Apolonia-Tirana 0-4
Shënues: Demaj (pen.) 28′, 42′, Aliaj 71′, Jaho 84′
Laçi-Kastrioti (nuk u zhvillua)