Shkëndija e ka fituar titullin në Maqedoni, por skuadra e Ernest Gokës nuk e ul aspak ritmin dhe regjistron fitore ndeshje pas ndeshje, teksa tje fitoi pas një beteje spektakolare, e cila u mbyll me shifrat 3-4 ndaj Makedonija GP.
Momenti më për t’u veçuar ishte goli i fundit i shënuar nga Armend Alimi, që marshoi drejt portës me shpejtësi nga rreth 50 metra dhe tundi rrjetën shumë bukur. Gjatë kohës kur ai po i drejtohej portës, kundërshtarët bënë maksimumin që ai të mos shënonte.
https://streamable.com/pscyed
Në aksion u vuë edhe djemtë që mbledhin topat jashtë fushave, duke hedhur sfera në fushë në mënyrë që gjyqtari të ndalonte ndeshjen. Në një moment në fushë ishin 3 topa. Gjyqtari nuk e ndaloi ndeshjen dhe Alimi tundi rrjetën dhe shënoi golin e fitores për kampionët.
Ky gjest i Makedonija GP ka bërë jehonë në Maqedoni, duk hasur me shumë kritika dhe fituar edhe titullin “Ligë Rurale”. Ndaj ëtij gjesti nuk janë kursyer as mediet me orientim tërësisht nga Maqedonia, teksa ajo transmetohej në Arena Sport, një nga televizionet më të mëdha në Ballkan. /abcnews.al