“Vajza më e bukur që njoh”, Adelina bën dedikimin plot dashuri për ditëlindjen e Zanfinës

schedule11:19 - 10 Maj, 2021

schedule 11:19 - 10 Maj, 2021

Zanfina Ismaili feston sot ditëlindjen. Këngëtarja e mirënjohur mbush 36 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim plot dashuri nga e motra, Adelina. Nëpërmjet një postimi në Instastory, këngëtarja ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për t’i thënë se është gjithçka për të.

“Më e bukura ime. Ishe fëmiu më i ëmbël në botë, për t’u bërë vajza më e bukur që njoh. U rrite, u rritëm bashkë, u bëre një zonjë për t’u lakmuar. Të dua dhe krenohem me ty. Urime ditëlindjen Zani im.”, ka shkruar Adelina.

Prej vitesh, Zanfina nuk ka qenë aktive me projekte muzikore. Pak kohë më parë, ajo dha një lajm zhgënjyes për fansat duke thënë se ka marrë vendimin për ta mbyllur përfundimisht kapitullin e karrierës artistike.

Aktualisht, Zanfina po punon në dy profesione të ndryshme, të cilat ka preferuar të mos i bëjë publike. Ndërkaq, Adelina krahas muzikës ka qenë e angazhuar dhe në televizion si një moderatore me emisionin “Tetë a tetë me Adelinën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!