Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stresi është gati të krijojë familje, tregon dëshirën e tij më të madhe

schedule07:31 - 10 Maj, 2021

schedule 07:31 - 10 Maj, 2021

Stresi është një ndër personazhet më të komentuar të skenës shqiptare. Reperi ndodhet për momentin në Mbretërinë e Bashkuar, dhe megjithëse larg, ka qenë aktiv me projekte muzikore. Së fundmi, Stresi ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, ku ka ndarë disa detaje me ndjekësit e tij.

Njëri prej tyre e ka pyetur reperin se cili është objektivi i tij i momentit. “Të bëhem baba”, ka shkruar Stresi. Reperi thotë se ëndrra e tij e vetme është të ketë një djalë dhe t’i ngjajë atij. “Ëndrra ime e vetme të kem një djalë si ky në foto,” shkruan ai teksa i referohet vetes në fëmijëri.

Përsa i përket muzikës, kujtojmë që Stresi ka vetëm pak javë që ka publikuar bashkëpunimin me një ndër reperët më të njohur anglez, CBiz. Kënga që mban titullin “Feel Good”, numëron deri më tani 1.4 milionë klikime në Youtube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!