Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Para një muaji kërkoi të rikthehej, si Neymar përdori Barcelonën për rinovimin me PSG

schedule13:17 - 9 Maj, 2021

schedule 13:17 - 9 Maj, 2021

Neymar rinovoi ditën e djeshme me PSG deri në verën e vitit 2025, me opsionin e zgjatjes edhe për një tjetër sezon. Në këtë mënyrë shanset për një kthim të mundshëm te Barcelona tashmë zerohen dhe në klubin katalanas nuk ndihen aspak mirë pas kësaj.

RAC 1 raporton se një muaj më parë një nga emisarët e Barcelonës udhëtoi në Paris dhe qëndroi gjithë ditën me Neymar për të zbuluar planet e brazilianit për të ardhmen.

Sipas burimit të lartpërmendur, Neymar do të kishte shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona sepse ai nuk pa një projekt fitues në PSG dhe kjo është arsyeja pse klubi ndihet i përdorur dhe i zhgënjyer pasi është ndeshur me rinovimin e brazilianit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!