Prindërit e një foshnje vetëm 18 muajsh anë denoncuar në polici pronaren e çerdhes, pasi dyshojnë se është fajtore për incidentin e ndodhur në institucion ku si pasojë fëmija e tyre ka thyer këmbën.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një çerdhe të Tiranës, ku shtetasjaV. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, është kallëzuar penalisht nga prindi i një foshnje vetëm 18 muajsh pasi dyshohet se i është thyer kocka e këmbës.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al