Real Madrid nuk gjen qetësi prej dëmtimeve. Sot klubi madrilen ka njoftuar se kapiteni i ekipit, Sergio Ramos është dëmtuar sërish. “Pas testeve të kryera ka rezultuar se lojtari ynë, Sergio Ramos ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e majtë”.
Ramos sapo ishte rikuperuar nga një dëmtim i pësuar në të njëjtën këmbë, që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një muaj jashtë fushave. Klubi nuk bën të ditur sa do mungojë kapiteni, por me shumë mundësi e ka mbyllur këtë sezon.
Parte médico de Sergio Ramos.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 8, 2021
Ka shumë mundësi që ndeshja me Chelsean të jetë e fundit e tij me Real Madrid, pasi ai ende nuk ka rinovuar ende kontratën që përfundon në fund të qershorit. Ramos ka luajtur vetëm në 21 ndeshje këtë sezon me Real Madrid, i kushtëzuar nga infektimi me Covid-19 dhe dëmtimet e shpeshta. /abcnews.al