Aksioni policisë amerikane me 25 të vrarë është kritikuar nga ndërkombëtarët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Jacarezinho, në Rio de Janeiro, në një nga lagjet më të vjetra ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën 25 persona mes të cilëve një oficer policie.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dëshmitarët në vendin e ngjarjes akuzojnë policinë për aksionin e dhunshëm dhe të jasht ligjshëm duke theksuar se disa nga të dyshuarit do të dorëzoheshin, por uniformat blu kanë hyrë me dhunë nëpër banesa.
Nga ana tjetër policia e ka mohuar këtë fakt se ka vepruar në mënyrë të paligjshme.
Zonat e mëdha të Rio de Janeiro-s, një nga qytetet më të dhunshme të Brazilit, janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.
Bastisja, me rreth 200 oficerë policie dhe një helikopter të blinduar me një snajper, filloi në orët e para të së enjtes. Policia hyri në një favela lagje e varfër e kontrolluar nga Comando Vermelho, ose Komanda e Kuqe, një nga organizatat më të mëdha kriminale në Brazil.e.su./abcnews.al