Pandemia ka shkaktuar gati 6.9 milion viktima në të gjithë botën, më shumë se dyfishi i shifrave të raportuara, sipas një analizë nga Universiteti i Uashingtonit dhe Vlerësimit të Shëndetit (IHME).
Sipas raportit, viktimat nuk raportohen pasi shumica e vendeve regjistrojnë vetëm ato që ndodhin në spitale ose të pacientëve që kanë testuar pozitivë. Deri më tani janë regjistruar 155 milion raste dhe 3.25 milion viktima që nga fillimi i pandemisë. Vdekshmëria e raportuar COVID-19 është e lidhur me nivelet e testimit në vend.
Shifrat zyrtare nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të mërkurën vlerësuan se numri zyrtar i viktimave në SHBA është 575,491. Raporti përfshin vetëm vdekjet e shkaktuara direkt nga virusi, jo vdekjet e shkaktuara nga problemet në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe komunitetet.
Ndërkohë, India raportoi të enjten më shumë se 400,000 raste brenda një periudhe 24-orëshe, ndërsa numri i viktimave nga virusi u rrit në një rekord prej 3,980. Kombi i Azisë Jugore ka shënuar mbi 21 milion raste. Numri i personave që kanë vdekur për shkak të COVID-19 ka shkuar në 230,168, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë./abcnews.al