Deputeti Adriatik Alimadhi i cili është pozicionuar kundër shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë kërkesën e bërë nga 49 deputetët.
Gjithashtu ai i bëri thirrje deputetëve që të votojnë kundër shkarkimit të Metës.
“Jam i sigurt që Gjykata Kushtetuese këtë kërkesë do ta hedhë poshtë. Kush GjK në këtë vend do të merrte një vendim për shkarkimin e Metës. Ju bëj thirrje të votoni kundër”, u shpreh Alimadhi.
/abcnews.al/