28 kandidatët për hetues kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së.
Lexo edhe: “Javën tjetër, zyrtarisht në BKH”, SPAK: Përfundon trajnimi i 28 hetuesve të “FBI-së shqiptare
Në reagim ka ardhur nga Ambasada Amerikane në Tiranë e cila mbështet 28 hetuesit e BKH-së. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” bën me dije se presinqë këta individë të ndihmojnë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.
Reagimi:
“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi.
Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Gjithashtu Yuri Kim, ndërsa ka shpërndarë në rrjetin social “Twitter” statusin e Ambasadës së SHBA në mbështetje të 28 kandidatëve, është shprehur se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por hap pas hapi ka ecur përpara.
Gjithashtu Kim thotë se SHBA është në mbështetje të Shqipërisë dhe se çdo hap përpara, sjell më afër rrugën drejt BE-së.
Gjithashtu edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, ka uruar 28 hetuesit e BKH-së pasi kaluan me sukses rekrutimin fillestar.
/abcnews.al/