“Unë jam social-demokrate”, Valentina Leskaj rrëfen 3 dekada dëshmi politike e historike

schedule08:39 - 7 Maj, 2021

schedule 08:39 - 7 Maj, 2021

Politikania e njohur, Valentina Leskaj ka botuar së fundmi librin e saj “Politika si ide”.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka thënë se ky libër nuk rrëfen kujtimet e saj, por eksperiencën 30-vjeçare politike.

Leskaj u shpreh se është e majtë, një social-demokrate në sistem dhe këtë e trajton në “Politika si ide”.

“Ky nuk është një libër kujtimesh, nuk është një libër për mua. Po është se çfarë unë kam reflektuar, janë çështje si i shoh unë në jetë, janë situata që unë jam përballur.

E para unë jam e majtë, mbetem e majtë, kam qenë që në shoqërinë civile. Unë jam social-demokrate.  Edhe pse është një analizë shumë e thënë, unë e tregoj aty.

Natyrisht ka gjëra që diferencojnë si sistemi i taksimit, Partia Socialiste ka zgjedhur taksën progresive. Nuk është se nuk ekziston në botë se mund të shohim rastin e Holandës. Kjo për arsye të reformave që bëhen.

Por kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka një debat në botë për sa i përket të majtës dhe të djathtës. Por nga e majta dhe nga e djathta është çeduar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende klasike për arsye të votës.

Do marr rastin e Marine Le Pen-it, e cila ka shkruar një Parti Konservatore dhe u tha që tradhëtoi babain e vetë. Asaj i dha rezultat, do të thoja në zgjedhje”, tha Leskaj./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!