Çfarë ndodh kur ndaloni pirjen e duhanit?

schedule15:08 - 6 Maj, 2021

schedule 15:08 - 6 Maj, 2021

Trupi, kur është pa duhan, i jep përgjigjet e para pas vetëm 20 minutash. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se çfarë ndodh në trupin tuaj kur lini duhanin. Pasi të lexoni këtë artikull deri në fund, me siguri do të inkurajoheni për ta lënë atë.

Pas 20 minutash: Presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës fillojnë të ulen.

Pas 8 orësh: Niveli i monoksidit të karbonit në gjak zvogëlohet. Mund të përballoni më mirë sforcimet fizike.

Pas 24 orësh: Monoksidi i karbonit eliminohet nga trupi. Furnizimi i zemrës me oksigjen rritet ndjeshëm, duke zvogëluar shanset e dhimbjes në gjoks pas stërvitjes.

Pas 14 ditësh: Gjaku qarkullon në mënyrë më efikase.

Pas 1 muaji: Pamja e lëkurës përmirësohet.

Pas 3 muajsh: Funksioni i mushkërive fillon të përmirësohet.

Pas 1 viti: Rreziku i një sulmi në zemër zvogëlohet deri në 50%. Nëse keni pasur një sulm në zemër, lënia e duhanit zvogëlon rrezikun e një sulmi pasues me zemër me 25%

Sado që përpiqeni ta lindi, ndodh që thjesht nuk mundeni edhe pse keni dëshirë. Por për të qëndruar në rrugën e duhur, përpiquni të:

  • Mbani veten të zënë
  • Pini shumë lëngje
  • Ushtroheni
  • Blini vetes një ushqim të veçantë me paratë që kurseni nga duhani
  • Shmangni duhanpirësit e tjerë
  • Gjeni një partner të lënë
  • Shmangni shkaktarët.

/abcnews.al/