Kjo është shtëpia ku Gates bënte pushime me ish-të dashurën ndërsa ishte i martuar

schedule13:42 - 6 Maj, 2021

schedule 13:42 - 6 Maj, 2021

Shtëpia e plazhit në Karolinën e Veriut ku Bill Gates kalonte një fundjavë në vit me ish-të dashurën Ann Winblad ndërsa ishte i martuar me Melinda Gates, është një ndërtesë modeste me tre kate para oqeanit.

Shtëpia e pushimit ka katër dhoma gjumi, me dy tualete dhe me pamje nga oqeani dhe është e vendosur si një shteg privat për në plazh. E njohur si Castle Sween, ajo cilësohet në Airbnb si një “tërheqje mbretërore për adhuruesit e plazhit” për të cilën mund të paguash duke filluar me 600 dollarë nata.

Marrëdhënia e Bill me Winblad u vu në qendër të vëmendjes këtë javë pasi ai dhe gruaja e tij Melinda njoftuan se do të divorcohen pas 27 vjetësh dhe tre fëmijësh së bashku.

Bill, 65 vjeç dhe Winblad, 70 vjeç, dolën bashkë në vitet ’80 por u ndanë në 1987, të njëjtin vit kur u takua me Melinda. Pasi Bill dhe Melinda u martuan, ata arritën një marrëveshje që ai të mund të bënte pushime vjetore me Winblad.

Për dekada, shefi i Microsoft-it do të udhëtonte në shtëpinë e ish-të dashurës së tij me pamje nga Atlantiku dhe kohën e lirë e kalonin duke bërë aktivitete të ndryshme dhe shëtitur në plazh. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!