Policia ka reaguar lidhur me krimin që tronditi Elbasanin pasditen e sotme ku një grua mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj.
Policia sqaron se rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, Koço Buzo., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, Liljana Buzo., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe Adriatik Kola., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes /abcnews.al/