Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Sarandës.
Një mjet xhip ka dalë nga rruga dhe ka ngelur i varur në anë të rrugës gati për t’u rrëzuar.
Një mjet xhip ka rënë nga rruga e katërt është përplasur me makina të parkuara dhe ka përfunduar i varur në buzë rrugës së tretë ku poshtë tij ndodhej një ndërtesë.
Nga përplasja, mjetit nuk i hapeshin dyert për të nxjerrë drejtuesin një i moshuar rreth 70 vjeç, i identifikuar si Ramadan Pashaj, banor i fshatit Vrinë, bashkia Konispol.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses që u bë e mundur e nxjerrja e drejtuesit të mjetit i cili u transportua drejt spitalit. Policia në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.
/abcnews.al/