Përkujtohen heronjtë e Bushneshit që luftuan kundër regjimit komunist

schedule21:52 - 5 Maj, 2021

schedule 21:52 - 5 Maj, 2021

Nga Ahmet Zani

Në 5 maj familja Lala nga Mali i Bardhë i Kurbinit përkujton të parët e asaj që nuk ju bindën sistemit komunist.

Pas viteve të çlirimit një pjese e fisit Qypi nuk ju nënshtruan regjimit komunist  dhe zgjodhën qëndresën në Malet e Kurbinit dhe jo arratisjen jashtë vendit.

Por me datë 5 maj 1952 çeta me 7 burra e drejtuar nga Gjergj Nikoll Ndreu dhe pinjolli i fisit Qypi Pjeter Lala u tradhtuan në fushën e Bushneshit. Ata luftuar deri në vdekje.

Lufta ishte e ndezur dhe operacioni drejtohej nga Mehmet Shehu me një ushtri dhe disa lloje armatimesh, kundra të shtatëve që nuk donin sistemin komunist. Gjergj Nikoll Ndreu dhe Pjeter Lala u flijuan për të mos rënë  në duart e sigurimit.

Për këtë akt heroik Ndreu, Lala dhe  9 martirë të tjerë janë dekoruar nga ish Presidenti i Republikës, Nishani ndërsa cdo vit me 5 maj organizohen homazhe  dhe vendosen kurora ne nderim te tyre nga të afërmit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!