Kanadaja bëhet vendi i parë në botë, autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 12-15 vjeç

schedule19:20 - 5 Maj, 2021

schedule 19:20 - 5 Maj, 2021

Autoritetet shëndetësore në Kanada  kanë autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer Inc për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, duke u bërë vedni I parë që e merr një vendim të tillë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ministria e Shëndetësisë në Kanada njoftoi se ka marrë këtë vendim bazuar në të dhënat e fazës së tretë të testimit të fëmijëve, të kësaj moshe.

“Departamenti ka vlerësuar se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grup-moshë më të re”,  ka thënë  një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë kanadeze.

Pfizer po ashtu thotë se vaksina funksionon mirë në këtë grup moshë. Kanadaja ka autorizuar tashmë përdorimin e vaksinës Pfizer te njerëzit mbi 16 vjeç.

Ky vend ka regjistruar mbi 1.2 milion raste me koronavirus dhe rreth 20 për qind e tyre kanë qenë persona nën 19 vjeç.

Rreziku që fëmijët të sëmurën shumë ose të vdesin nga koronavirusi është i vogël dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!