Gian Piero Gasperini është një nga trajnerët më të vlerësuar për momentin. 63-vjeçari drejton Atalantën që prej vitit 2016 dhe ka zhvilluar një punë të jashtëzakonshme në krye të skuadrës nga Bergamo.
Futboll unik, absolutisht më i bukuri në Serie A, por edhe rezultate fantastike. Atalanta ka treguar forcën e saj në kampionat dhe Champions League, ndërsa këtë sezon është afër shpalljes nënkampion.
Kualiteti cilësor dhe fitues i lojës së Berat Gjimshitit me shokë, e kanë kthyer Gasperinin në një nga të preferuarit e Tottenham. Drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.
Italiani është pjesë e dëshirës së tyre dhe në Londër po përgatisin një ofertë në mënyrë që timonieri të heqë dorë nga komoditeti bergamask. Atalanta, me të cilët Gasperini ka kontratë deri në verën e vitit 2023, as që ka ndërmend të heqë dorë nga ai.
Gjithsesi, mundësia për të trajnuar në kampionatin më të fortë në botë është tunduese, oferta e Tottenham do të analizohet me kujdes, edhe pse mungesa e gjuhës angleze është një nga problemet e mjeshtrit italian. /abcnews.al