Titulli, “maniaku” Conte dhe prapaskena me Realin: Rrëfehet “raketa” Hakimi

schedule12:18 - 6 Maj, 2021

schedule 12:18 - 6 Maj, 2021

Interi fitoi titullin kampion në Itali dhe Achraf Hakimi është një nga protagonistët e suksesit që mungonte prej 11 vitesh në Milanon zikaltër. Anësori i djathtë maroken është një nga pikat më të forta të skuadrës së Antonio Contes.

Pjesën ofensive e ka në nivele të larta, teksa puna me “maniakun” Conte e ka bërë më të fortë në aspektin mbrojtës. 7 gola dhe po kaq asiste në Serie A këtë sezon për Hakimin, shifra që mund të përmirësohen deri në fund.

“Raketa” e Interit ka folur për Radio Onda Cero, aty ku thekson se ndihet i lumtur për kontributin e dhënë dhe ndalet te trajneri i ekipit. “Interi krijoi një projekt të madh për të mbërritur te fitimi i titullit kampion.

Jam krenar që kam dhënë kontributin tim për të shkruar historinë e këtij klubi. Conte? Trajneri më bëri të punoj shumë në aspektin defensiv. E vlerësoj shumë, pasi më ka përmirësuar dhe kompletuar si lojtar.

Ai është një trajner shumë kërkues. Është i fiksuar pas taktikës dhe punon shumë në këtë aspekt. Më ka rrëfyer se ishte shumë afër kalimit te Real Madrid, por negociatat u ndërprenë“, përfundoi Achraf Hakimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!