Petkoviç: Kurti s’mund të vijë para Vuçiçit me një listë dëshirash

schedule17:09 - 5 Maj, 2021

schedule 17:09 - 5 Maj, 2021

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç është ankuar se politikanët e Kosovës po  shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Zgjidhjet e imponuara dhe ultimatumet që po vijnë nga Prishtina sot janë një tjetër konfirmim në një seri se politikanët shqiptarë nuk duan dialog të vërtetë, por po përpiqen ta sabotojnë atë në të gjitha mënyrat e mundshme”, u shpreh Petkoviç.

Ai foli edhe për parimet e Kosovës për dialogun, të cilat sot në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme i theksoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, transmeton Gazeta Express.

“Nëse Albin Kurti mendon se do të vijë në Bruksel me një listë të tillë të kërkesave para presidentit Aleksandar Vuçiç, atëherë ai padyshim që nuk ka kuptuar asgjë, ose thjesht bën sikur nuk e kupton, sepse nuk ka asgjë nga presioni mbi Beograd”, tha Petkoviç.

Ai përsëriti se Beogradi është i përkushtuar për dialog me besimin për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politikisht përmes kompromisit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!