Gjykata në Korçë ka vendosur detyrim paraqitjeje për katër të arrestuarit në Korçë që dhunuan disa infermierë. Mësohet se, Taulant Muça i cili dhunoi dy infermiere ka pohuar para trupit gjykues se ishte i dehur dhe se ato nuk u sollën mirë dhe prandaj i dhunuan.
Katër të arrestuarit janë Taulant Muça, Eduard Coriga, Ronaldo Xhelillari dhe Sokol Meti.
Kujtojmë se këta të fundit janë paraqitur më 1 maj rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për Eduard Çorigën , i cili ndodhej në gjendje të dehur.
Ata janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë, me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.sb/abcnews.al/