Arturo Vidal la Barcelonën në fillim të këtij sezoni dhe iu bashkua Interit, më të cilin mundi të fitojë titullin kampion të Serie A, pas 11 vitesh thatësirë për zikaltërit.
Me këtë triumf Vidal vendos një rekord personal, duke fituar plot 12 kampionate në 15 vitet e fundit, duke u bërë padyshim një nga më të suksesshmit në Europë dhe Botë.
Këtë arritje mesfushori e ka festuar në Instagram, ku ka reklamuar me ilustrim trofetë e fituar me skuadrat përkatëse. “Shumë vite, shumë kolegë, klube të shkëlqyera dhe shumë tifozë, mirënjohës ndaj secilit prej atyre, që më kanë shoqëruar në secilën arritje. Dhe unë e di se ka ende shumë histori për të treguar … Do të shkojmë për më shumë”, lexoni teksti që ndau Vidal me ndjekësit e tij.
Në seksionin e komenteve ka ndërhyrë Gerard Pique, fitues i çdo trofeu të mundshëm në karrierën e tij, i cili thumbon Arthuro Vidal për një trofe që mungon në palmaresin e kilianit: Champions League.
“Nëse luan ndaj të çalave (skuadrave)… Kur do e fitosh Champions League”, shkruan Gerard, duke ngjallur reagime të shumta. Me siguri Arthuro e ka telefonuar pas këtij komenti dhe do jenë sqaruar aty. /abcnews.al