Ngjyrat intensive dhe të gjalla janë të pranverës pasi ato krijojnë pamje të qarta, por nuancat neutrale dhe të tokës ia vlejnë gjithashtu të jenë në gardërobën tuaj.
E bardha dhe bezha janë dy nuanca elegante, janë ngjyra të përjetshme në modë dhe gjithmonë të mundësojnë një pamje të përsosur.
Këtë e beson dhe Kendall Jenner, e cila u fotografua në New York me një veshje bardhë-bezhë elegante.
Kendall kishte veshur një këmishë të bardhë oversize dhe pantallona ngjyrë bezhë, ndërsa në dorë mbante një çantë po bezhë. Rripi i zi dhe këpucët e zeza bënë një thyerje të përsosur, duke e bërë lukun e modeles të pametë.
Kombinimi i saj është ideal për pranverën dhe verën dhe na tregoi se nuancat neutrale tregojnë një pamje minimaliste unike./abcnews.al

