Kremoz dhe i veçantë në shije, djathi i dhisë është një produkt qumështi që shijohet pothuajse në të gjithë botën. Është në dispozicion në disa aromë dhe cilësi, nga të buta dhe të përshtatshme për bukë, tek të kripurat dhe të fortat.
Djathi i dhisë për shkak të përmbajtjes së ulët të laktozës tretet më lehtë nga trupi ynë, duke lehtësuar kështu procesin e tretjes.
Kështu, është një zgjedhje e shkëlqyeshme për njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës. Në të njëjtën kohë, të gjithë lëndët ushqyese dhe minerale të pranishme në produktet e qumështit të dhisë, më konkretisht, magnezi, kalciumi dhe fosfori, absorbohen më mirë.
Gjithashtu, riboflavina (vitamina B2), e cila gjendet në sasi të mëdha në djathin e dhisë, ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.
Një nga karakteristikat e djathit të dhisë është edhe përmbajtja e tij e ulët e α1-kazeinës. Proteinat e djathit të dhisë ndryshojnë dukshëm nga llojet e tjera të djathit./abcnews.al