Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA është pritet të autorizojë vaksinën për koronavirusin të prodhuar nga Pfizer / BioNTech tek fëmijët adoleshentë nga mosha 12 deri në 15 deri në fillim të javës së ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i qeverisë federale për CNN. Pfizer ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën e tij në këtë grupmoshë ndërsa FDA do të duhet të ndryshojë autorizimin e aktual.
FDA aktualisht po shqyrton të dhënat e paraqitura nga Pfizer për të mbështetur përdorimin e zgjeruar.
Kujtojmë se Pfizer njoftoi në fund të marsit se një test klinik në të cilin u përfshinë 2,260 12-15-vjeçarë tregoi se efikasiteti i tij është 100% dhe tolerohet mirë. Vaksina aktualisht është e autorizuar në SHBA për përdorim emergjent tek personat 16 vjeç e lart. sb/abcnews.al/