Autoritetet në Florida, SHBA, po hetojnë drejtoreshën e një shkolle pasi dhunoi një vajzë 6-vjeçare para nënës së saj, sipas raportimit lokal të CBS WINK.
Nëna filmoi fshehurazi takimin pasi vuri re se nuk kishte kamera vëzhgimi në dhomë dhe kishte frikë se askush nuk do ta besonte. Ajo regjistroi gjithçka ndodhi për ta pasur si provë.
Nëna e 6-vjeçares mori një telefonatë nga shkolla fillore në Clewiston, për ta lajmëruar se vajza e saj kishte dëmtuar një kompjuter të shkollës dëmi i së cilës shkonte 50 dollarë.
Kur nëna e të voglës mbërriti në shkollë për të paguar gjobën, ajo u shoqërua në zyrën e drejtoreshës ku vajza e saj tashmë po priste.
A 6yo child in FL. was beaten by her school principal, in front of her mother, for damage she allegedly caused to a computer. ⚠️ this video is graphic. It’s infuriating, outrageous & shocking & the principal is now under criminal investigation. https://t.co/M3cIZeTMKa pic.twitter.com/HPAcbYXlXe
— David Begnaud (@DavidBegnaud) May 2, 2021
“Drejtoresha filloi të bërtiste,” i tha ajo WINK. Nëna, e cila ka thënë se është një emigrante pa dokumente, tha se ishte e hutuar për atë që po ndodhte për shkak të një pengese gjuhësore.
Një nëpunëse e shkollës e identifikuar si Cecelia Self e mbajti fëmijën pranë tryezës, ndërsa drejtoresha, Melissa Carter mori një dërrasë dhe filloi ta godasë vajzën.
“Urrejtja me të cilën ajo goditi vajzën time, ishte diçka që nuk e kisha parë kurrë.Unë kurrë nuk e kam goditur vajzën time ashtu si ajo e goditi atë,” tha nëna e vajzës.
“Askush nuk do të më besonte mua,” tha nëna.
Avokati i familjes, Brent Probinsky, i tha CBS Neës se nëna kishte frikë të ndërhynte sepse ajo është e pa dokumente dhe u frikësua. /abcnews.al