Paloka: Diferenca mes nesh dhe PS janë 30 mijë vota të familjes Rakipi

schedule19:59 - 3 Maj, 2021

schedule 19:59 - 3 Maj, 2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se diferenca mes PD dhe PS në këto zgjedhje janë vetëm 30 mijë vota të Aqif Rakipi, pasi djali dhe dhëndri i këtij të fundit arritën të siguronin mandatin me një numër të madh votash.

Në studion e Radar Informativ, me Jonida Shehun, Paloka tha ndër të tjera se ngjarja e Elbasanit vërtetoi se denoncime e tyre për shitblerje gjatë fushatës ishin të vërteta.

“Deklaratat nuk e ndryshojnë realitetin. Kanë simbolika këto zgjedhje. Taulant Balla është njeriu më i votuar. Në Tiranë fiton Tom Doshi dhe Aqif Rakipi me dy vetë. Aq është diferenca jonë me PS 30 mijë vota sa ka marrë Qifja.

Unë skam kërkuar vota personale fare. Fitorja jonë është e PD. Madje as miqve të mi të ngushtë më pyesnin u thoja votoni 9 dhe jeni në rregull me mua.

Ngjarja e  Elbasanit vërtetoi se ajo që ne denoncim ishte e vërtetë, diku banditë dhe diku zyrtarë paguanin para për të mbledhur karta identiteti e vëtetoi Elbasani. Grupet e mbrojtjes së votës, pas Elbasanit dhe Dibra, u kap edhe aty një makinë që bënte të njëjtën gjë, kjo ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. U vërtetua mashtroi drejtoi i policisë. Këtu kemi dyfish krim, jo vetëm atë elektoral, por edhe implikimin e policisë. Mashtroi publikisht drejtoi i policisë. Ndodhi edhe ajo e Maqellarrës, policia tentoi njëherë të bllokonte makinën, pastaj ta merrte. Këmbëngulën demokratët aty dhe doli që ishin paratë,” tha Paloka.

Më tej ai shtoi se edhe në zonën e tij në Durrës kishin ngritur struktura për mbrojtjen e votës. Sipas tij, policia shoqëronte demokratët e organizuar për të mbrojtur votën dhe personat që blinin vota nga ana e PS vepronin të lirë.

“Në Durrës edhe ne kishim grupet tona për kontrollin, për të mos lejuar se i dinim kush blinte vota. I njohin të gjithë. Policia u vu në funksion të kapjes së këtyre njerëzve. Policia kapte demokratët. Gjysma e kohës na kalonte duke nxjerrë njerëzit. Ndërsa ai që blinte vazhdonte punën e vet. Je ju kishim thënë ju rrini mbrapa që të mos bëjnë këtë proces. Fryma e njerëzve dhe e fitores u rrit në atë formë që besuan se pavarësisht këtyre ne do arrinim të fitonin. Ishte aq e thjeshtë. U hodhën 40 milion euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota”, deklaroi Paloka. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!