Ervin Skela është graduar nga Eintracht Frankfurt si trajner i ekipit të 17-vjeçarëve. Vlonjati ka luajtur më parë si lojtar me gjermanët në periudhë 2001-2004 dhe tashmë do të mundohet të rritet edhe si trajner.
Tek Eintracht Frankfurt janë të kënaqur me zgjedhjen e bërë dhe kanë shumë besim te Skela. “Ervini e njeh mirë klubin dhe ka fituar shumë përvojë gjatë viteve këtu në Eintracht. Si një bashkë-trajner, si dhe një trajner individual ai ka provuar se mund t’ua kalojë përvojën e tij profesionale djemve.
Der ehemalige Eintracht-Profi Ervin Skela übernimmt ab der neuen Saison 2021/22 den Posten als Chef-Trainer der #sgeU17 von Eintracht Frankfurt. Damit folgt der 44-Jährige auf Sandro Stuppia.#SGE https://t.co/bSJlsDTugh
— Eintracht Frankfurt NLZ (@eintracht_lz) May 3, 2021
Ne jemi shumë të kënaqur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me ekipin U17″, është shprehur zyrtari i klubit gjerman, Andreas Moller. Skela ka nënshkruar me Eintracht Frankfurt deri më 30 qershor të vitit 2022. /abcnews.al