Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Argjentinë, u luajt derbi i Rozarios. Rosario Central sfidonte në shtëpi ish-skuadrën e Leo Messit, Newell’s Old Boys.
Në fillim të ndeshjes ndodhi një episod, që na ngjall nostalgji gjithë shqiptarëve dhe na kujton dronin e hedhur në mes të Beogradit nga Ballist Morina, në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Në minutën e katërt të ndeshjes një dron i ngjashëm me atë të Morinës në vitin 2015, me flamurin e vendasve të Rosario Central, zbriti në fushë dhe iu dorëzua lojtarëve.
https://streamable.com/6bcv1i
Ky episod është bërë viral menjëherë në rrjetet sociale, teksa shumë përshtypje ka lënë gjesti i Pablo Perez, lojtar i Newell, i cili shkoi dhe e shkatërroi dronin. /abcnews.al
https://streamable.com/s4v2t5