Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neymar: Nesër për fitore edhe nëse lë jetën në fushë, unë në ballë të luftës

schedule08:37 - 3 Maj, 2021

schedule 08:37 - 3 Maj, 2021

PSG luan nesër një ndeshje të madhe ndaj Manchester Cityt në transfertë, teksa kampionëve të Francës i duhet të përmbysin humbjen e pësuar në Paris me shifrat 1-2.

Para kësaj sfide ka folur një nga yjet e Parisit, Neymar. Braziliani merr peshën kryesore për atë sfidë dhe bën bujë kur shprehet se do luftojë për të fituar atë ndeshje, edhe nëse do i duhet të vdesë në fushë.

“Kemi një ndeshje të vështirë me Manchester City, por duhet të besojmë. Çdo tifoz i yni duhet të besojë te ne. Jam i pari që do dal në ballë, jam luftëtari i parë që do futem në këtë luftë.

Do bëj më të mirën time dhe do i përkushtohem në maksimum për të fituar, edhe nëse do më duhet të lë jetën në fushë”, u shpreh Neymar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!