Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tre gola, asist dhe VAR: Manaj e Cikalleshi të papërmbajtshëm

schedule19:11 - 2 Maj, 2021

schedule 19:11 - 2 Maj, 2021

Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj kanë qenë sulmuesit e preferuar të Edy Rejës me kombëtaren e Shqipërisë dhe nuk kanë zhgënjyer.

Ky vit për ta po shkon mirë, pasi po arrijnë të shënojnë gola të rëndësishëm për skuadrat e tyre. Cikalleshi ka qenë protagonist ditën e sotme.

Fillimisht sulmuesi u ndal nga VAR-i në pjesën e parë për një pozicion jashtë loje, por gjithsesi ai e ccoi topin në rrjetë. Goli ishte i pavlefshëm.

https://twitter.com/i/status/1388862234152128516

Gjithsesi në pjesën e dytë sulmuesi i Shqipërisë ishte i papërmbajtshëm, duke shënuar dy gola për Konyapor që fitoi 5-1 në shtëpi kundër Karagumruk.

https://twitter.com/i/status/1388868756554780686

Cika dha edhe një asist, në golin e shënuar nga Zymer Bytyqi. Një tjetër lojtar që ka spikatur sot është edhe Rey Manaj.

Sulmuesi lushnjar ka zhbllokuar duelin që Barcelona B po e fiton në shtëpi kundër Ibiza, skuadrës së vendit të parë. Manaj, me një goditje me kokë, nuk fali pas një goditjeje këndi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!