Lorenc Trashi e nisi ngadalë aventurën e tij në Katar, por gjatë muajve të fundit mbrojtësi i kombëtares ka arritur të ambientohet dhe është shndërruar në një lojtar formacioni dhe të rëndësishëm për Al Qadsia.
Ditën e djeshme skuadra e njohur sfidoi kundërshtarët direkt për titullin kampion, Al-Arabi dhe mundi të marrë një barazim me shifrat 3-3, duke barazuar shifrat, që deri në minutën e 81-të ishin 1-3 për miqtë.
Protagonist në difensivë, por edhe në ofensivë ishte Trashi. Te Al Qadisa luan edhe një tjetër “ish” i Partizanit: Theophilius Solomon. Sulmuesi gjeti golin e parë në Katar, duke barazuar shifrat në 3-3 me golin e tij në minutën e 84-t.
Ndeshja pozitive e zhvilluar nga dy ish-lojtarët e Partizanit, bëri që ata të ishin pjesë e formacionit më të mirë të javës në kampionatin elitar të Katarit. Skuadra e dyshes së njohur, Al Qadsia, renditet në vendin e dytë, me 7 pikë më pak se Al-Arabi pas 13 javësh. /abcnews.al