Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: E njofton vetë klubi, Bayern Munchen rinovon me talentin shqiptar

schedule19:38 - 30 Prill, 2021

schedule 19:38 - 30 Prill, 2021

Bayern Munchen është shtëpia e disa prej talenteve me origjinë shqiptarë dhe bëhet një vitrinë e madhe për t’i ngjitur ata në arenën e madhe të futbollit europian.

Në akademinë e gjigantëve të Gjermanisë luan Behar Neziri. 18-vjeçari aktivizohet në qendër të mesfushës dhe është pjesë e Bayern U19.

 



Ditën e sotme bavarezët njoftuan shtyrjen e kontratës së tij deri në verën e vitit 2023, duke konfirmuar besimin te talenti me pasaportë gjermane dhe kosovare. Njëherazi me të firmosën edhe tre talente të tjerë: Gabriel Marusic, Grant-Leon Mamedova dhe Gabriel Vidovic.

 

Neziri është emër i njohur për përfaqësueset e moshave të Shqipërisë dhe Kosovës. Në të shkuarën ai është grumbulluar nga Shqipëria U16 dhe Kosova U17. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!