Ka përfunduar greva në një fabrikë të Volvos në Virxhinia të Amerikës pas një marrëveshje midis sindikatës së punëtorëve dhe prodhuesit të makinave.
Këshilli UAW Volvo Truck ka thënë të premten se punëtorët e Volvo Truck do të rikthehen të hënën në turnet e tyre të rregullta.
Ray Curry, sekretar-arkëtar i UAW dhe drejtor i departamentit të kamionëve të rëndë UAW, ka thënë në një deklaratë se punëtorët arritën “fitime të konsiderueshme drejt pagës së drejtë, përfitimeve dhe mbrojtjes së sigurisë së punës”.
Ndërsa këshilli shtoi se detajet e marrëveshjes janë sekrete derisa anëtarët e UAW-it të mund të informohen përpara se të marrin një votë ratifikimi në ditët në vijim./abcnews.al