Portugalia do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët nga Spanja të shtunën, 2 ditë para lehtësimit të masave në vend.
Kryeministri Antonio Costa tha se Portugalia do të heqë kontrollet kufitare, të cilat janë vendosur në janar, gjithashtu do të lejohen dasmat me kapacitet deri në 50% persona. Gjithashtu do të lejohet rihapja e bareve, restoranteve, kafeve në ambiente të hapura dhe vendeve kulturore.
Por do të qëndrojnë ende në fuqi mbyllja e klubeve të natës, dhe personat që kanë mundësi do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.
Portugalia ka regjistruar 836,033 raste me Covid dhe 16,974 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al