Loja e bukur dhe dominimi nuk mjaftojnë dhe Barcelona pas ndeshjes së sotme me Granada, që e humbi 1-2, e di më së miri këtë gjë. Katalanasit, pas humbjes që kishte pësuar Atletico Madrid dhe barazimit të Real Madrid nuk ia doli dot që të përfitonte dhe të merrte vendin e parë.
Skuadra e Ronald Koeman u mposht në shtëpi, në mënyrë të befasishme, kur askush nuk e priste. Një dominim total i lojës dhe një gol i shënuar që në minutën e 23-të, pasi kombinimit të Griezmann me Leo Messi.
https://streamable.com/vyys3m
Argjentinasi brenda zonës nuk fal lehtë dhe topi i gjuajtur prej tij u ndal në rrjetë. Rastet për gol ishin disa në 45 minutat e parë, por Barcelona nuk mundi të shënonte dot golin që do t’i jepte qetësinë dhe do e bënte kundërshtarin të dorëzohej.
https://streamable.com/s1ej64
Me 1-0 Granada shpresonte të ndëshkonte me ndonjë kundërsulm dhe me fillimin e pjesës së dytë ia arriti qëllimit, pasi Machis mposhti portierin e Barcelonës, gjermanin Ter Stegen. 1-1 dhe tre minuta më pas Ronald Koeman u largua nga stoli, pasi arbitri i tregoi kartonin e kuq për shkak të protestave.
Granada mori zemër dhe ia doli të shënonte edhe golin e fitores, me Molina. Sulmuesi përfitoi pas një krosimi dhe me kokë e mposhti sërish Ter Stegen, kurse më pas Barcelona nuk e kishte më fuqinë të reagonte dhe të shënonte. Granada u mbrojt mirë dhe u largua me pikë të plota nga Barcelona, për herë të parë në histori. /abcnews.al
https://streamable.com/6q1s66